Shkruaj perberesin ...

Duke u ngarkuar...

e premte, 10 maj 2013

Apertivo time: Muffin me karrota dhe gjize






Perberesit per 12 muffin:

150 gr miell 00
50 gr miell misri (maja e miellit te misrit)
4 karrota bio, pra te holla
gjysem qepe e vogel
100 gr gjize 
1 veze
1 luge e vogel trumez e fresket e grire imet
200 ml qumesht i fresket
2 luge sode buke (pluhur pjekes)
kripe 
piper
vaj ulliri 

Pergatitja: 
grijme ne mixer karrotat dhe qepen (Nese karrotat nuk jane te fresketa eshte mire t'u jepet nje vale ne uje te kripur perpara!). 
I shtojme vezen, gjizen, kripen, piperin, qumeshtin e fresket dhe trumezen e grire imet.
Veç perziejme miellrat me soden e bukes. I shtojme masen e mesiperme dhe i perziejme te gjitha me tel kuzhine ose rrahes elektrik duke i hedhur vaj ulliri (me pak se 100 ml).
E ndajme perberjen ne format e muffin dhe i pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro gjysem ore derisa te marrin nje ngjyre te bukur ne siperfaqe dhe te formojne te çarat tipike te muffin.

Gjak e dhjame :D






e martë, 16 prill 2013

Ne palester



Sot kisha harruar Kunderen ne shtepi dhe ne raste te tilla kur me mungon leximi fitness merr trajten e nje mali qe here duhet ti marr te perpjeten e po aq here te tatepjeten, por ndersa pedalimi ne ajer te paster, fale eres qe te perkedhel fytyren dhe aromave pyllore qe te gudulisin hunden, te jep nje ndjesi lirie, cyclette e palestres e pashoqeruar me nje svago tjeter merr kuptimin e shqiptimit – siklet.

Pasi “Flair”, “Chi”, “Stare in forma”, qe gjendeshin ne banakun e barit nuk me binden, u ktheva tek cycletta ime e cepit dhe fillova ti dedikohem passatempos tim te preferuar, vezhgimit te njerezve. 
I mora me rradhe nga avv. M. qe me asistentin e tij formojne ciftin Don Kishot-Sanço Pança…ne fakt fizikisht, duke qene ky i pari 130 kg burre, as qe ngjason me personazhin e Servantesit. E mban koken gjithmone lart dhe mua, qe jam shume e shkurter ne trup, Don Kishoti rrallehere me pershendet. Ndryshe nga Don Kishoti origjinal, qe pushtetin e konsideronte si plehre te historise njerezore, Don Kishoti im eshte i ndergjegjshem per pushtetin karizmatik qe ka dhe e ushtron kete tek te gjithe personal trainer e praktikantet qe frekuentojne palestren, por ne formen me te ulet e ushtron tek asistenti i tij, Sanço Pança. 
Detyra e ketij te fundit eshte ti bej shoqeri Don Kishotit (e sigurisht jo ne kembim te ndonje keshtjelle a ishulli!). Me gjithe servilizmin e tij qesharak mund te them qe Sanço Pança eshte ai qe ekulibron antipatine time per Don Kishotin, duke ma bere keshtu ciftin gati simpatik. Le zoterinjte Don Kishot e Sanço Pança te vazhdojne “betejen” qe kane ndermarre (e duke qene se te dy limitohen vetem ne nje “shetitje” ne tapis roulant ka 2 vjet qe humbja e peshes eshte bere per to si beteja me mullinjte e eres) dhe kaloj te zj. Bibe qe ndodhet perkrah Sanço Pançes. 
Zonjes Bibe une nuk di tia percaktoj moshen. Floket i ka me thinja, por ama trupin e ka si te nje njezetvjecareje. Eshte gjithmone e nxire arsye kjo ndoshta, pse une zonjes nuk i dalloj asnje rrudhe, vene apo kapilar antiestetik . …e siç mund ta imagjinoni zonja fizikisht te merr me qafe, por mjaft qe te hapi goje dhe prej andej dalin ca tinguj qe te çjerrin timpanin. Sikur bisedat qe ben te ishin interessante pa dyshim kete difekt fizik te zonjes edhe mund ta suportoja, por sic mund ta merrni me mend behet fjale per nje individe me nje QI tejmase te ulet, bota e se ciles perbehet nga diskoteka-peeptoe-rrobafirme-makeup-llampa-meshkuj. 

Mgjthse per argumentin meshkuj mund te diskutoja me gjithe qejf, edhe me zonjen Bibe, duke qene se kjo e fundit i nderron meshkujt po me ate frekuence qe nderron aksesoret dhe une persa i perket temes meshkuj ndjej te kem plot pyetje qe s'kane gjetur akoma pergjigje. Si psh. Do te isha shume kurioze te dija se cben z. Figo pas aktit seksual?..lyen me fjale mjalti partneren apo merr pamjen menefreghiste te luftarakut qe ka dominuar viktimen e radhes. Hmm… Z. Figo ka trupin e nje statuje greke e tiparet e nje ushtari helvetik. I gjate..shume i gjate. Sy bojeqielli. Biond. Z. Figo po ben cyclette perkrah meje. Duke pasur frike se mos “quant’è figo” do te lexohej si ne derrase te zeze, e duke qene une nje grua-qe-e sheh-martesen-si-kult-e-qe-per-asnje-arsye-objektive-apo-subjektive-ne-bote-nuk-do-ta-perdhoste-ate, limitohem ta shoh me bisht syri z. Figo. E ndersa bishti i syrit me kap bulben e djerses, qe i rreshket ne bicipitin lakuriq dhe vetulla ime mistrece harkohet duke zmadhuar beben e syrit, me pershendet, duke me sjelle ne vete, z. Qukapik. 
Z. Qukapik qe thoni ju eshte nje i njohuri im. Gocat tona jane shoqe dhe bisedat tek-e-tuk me z. Qukapik vertiten rreth femijeve tane. Z. Qukapik eshte shume i dobet. Ka lekure te erret e nje hunde qe duket si sqep qukapiku. Thote qe eshte gjerman, por me keto tipare mua me vjen dyshimi dhe duke mos pasur ndermed ti hyj nje investigimi e kam klasifikuar (drejtesisht apo padrejtesisht) z. Qukapik si nje rast mimetizmi social. 

Ajo, se ciles une nuk i ve dot nje nofke, eshte nje zonje rreth te 90, qe po ta shikonte gjyshja ime ashtu te trukuar dhe me vetulla si te Kajes do te thoshte – shume e mbajtur! Por koha, kjo tirane qe skursen asnje, ka lene shenjat e saj edhe tek ajo. Kurrizi i eshte kerrusur pak. Muskujt kane humbur tonifikimin e lekura elasticitetin, e ndersa ajo leviz krahet per te bere ushtrimet e radhes ato tunden me pertim si copa shtese. Kembet i ka te holla dhe te larguara nga njera tjetra dhe po ta shohesh nga pas duket sikur deformimi i tyre ka ardhur nga ekzigjenca per te mbajtur lart pjesen tjeter te trupit.

Sa here shoh zonjen mberthehem nga disa ndjenja qe shkojne nga simpatia, afeksioni e deri tek dhembshuria e frika. Plakja ashtu si lindja, pjekuria e vdekja jane etapa te jetes ne te cilat do te kalojne te gjithe ato qe vdekja i merr natyralisht, por mua me frikeson kjo etape, ndoshta me teper sesa vdekja, sepse tek e fundit vdekja eshte nje cast, sado e dhimbshme te jete eshte nje cast, ndersa plakjes nuk i dihet sa zgjat. Dhe nuk i dihet se cpjese te organizmit te plaken me shpejt e te plaken me shume. Mund te te bjeri per hise nje parkinson apo alzheimer dhe organizmi shuhet ngadale, duke u bere nje barre per veten dhe te tjeret. Por zonja ime sduket te kete probleme te tilla, biles ve bast qe po te kisha mundesi ti shikoja aging clock do te konstatoja qe ora e saj nuk eshte dhe aq shume larg times.

Peeep….peeep….peeep …WAW kam harxhuar 300 kalori!!!!!

e diel, 14 prill 2013

Fulia

Lindje natyrale apo me operacion? Kjo ishte dilema hamletiane qe na mbajti pezull ne italianet ne muajin e fundit
As "habemus papam" e as marreveshjet per formimin e qeverise se re nuk u ndoqen me aq vemendje sa shtatzania e Belen Rodrigez. Per çdo kontracion, qe Beleni raportonte ne fb e tweeter, faqet online do i mbanin ekon, derisa edhe menefregistja e fundit italiane te njoftohej, qe perpos bemave moderne te Papa Francesco-s, traplliqeve te Grillo-s dhe gjyqeve te Berlusconit, njefare argjentinase, te cilen Zoti kur e krijoi me siguri ka qene içik pijshem, se s'ka mundesi te ngaterroje masat ne kete fare feje - 0,02% substance gri dhe 99,98% cope mishi - pra, qe kesaj copes se mishit t'i dhimbte barku pas çdo raporti seksual me nje tjeter cope mishi.
Javes qe shkoi lindi me ne fund shume i perfoluri bir i Belenit........po ne te njejten jave, ne spitalin e nje qyteti te vogel, lindi edhe biri i nje gjermane dhe nje shqiptari. Qete-qete. Pa shume buje e pa shume gossip erdhi ne jete nipi im Samuel :)
Per te permbushur sa me mire detyren time te re, si halla e Samuel, pergatita fuline, nje embelsire elbasanase qe perkon me lindjen e bebit. 
Jete te gjate Samuel! Edhe ti Santiago gjthsh! :)





Receten dhe nje historik te shkurter per kete embelsire e gjeni ne faqen e Kikit: http://kikiscookingtime.blogspot.it/2012/08/fulia.html Flm Kiki 
P.S.: une i hodha pak me teper se gjysem litri vaj ulliri dhe doli pak me e shkrifet.
P.P.S.: kjo embelsire mund te konservohet per nje kohe shume te gjate.


e martë, 02 prill 2013

Duke gatuar qifqi....





Qifqi ne dialektin gjirokastrit ose pashaqofte te skuqura

Perberesit:

150 gr oriz
500 gr mish i grire 
2 qepe te njoma
2 kokrra veze
pak miell
nenexhik
koper
kripe
piper
vaj ulliri

Pergatitja:

ziejme orizin ne uje te bollshem e te kripur. Afro 5-6 minuta para perfundimit te kohes se gatimit, e heqim nga zjarri dhe e kullojme.
Grijme shume imet qepet e njoma. I hedhim pak kripe dhe i shtypim me duar.
Punojme me duar mishin e grire. I shtojme orizin tashme te ftohur, vezet, nenexhikun, kopren, piperin, qepet e shtypura, 2 luge vaj ulliri dhe pak miell sa per te lidhur harxhin.



I japim formen e qofteve dhe i skuqim ne vaj ulliri te bollshem ne temp. jo shume te larte.
I servirim me panna agra ose salce kosi.
Mmmmm sa te mira!!!! :)


e diel, 31 mars 2013

Momente Pashke 2013


"O ma me premtove qe do te thyejme vezet e kuqe.." 
"Eheee....te premtova, por jo me 7 te mengjesit"
E keshtu u ngrita nga krevati gjithe pertese per te nisur nje dite feste, por qe une nuk e ndjeva si feste. 
I mungonte kesaj feste tavolina e shtruar per 8-10 persona, muhabetet me ze te larte, qeshjet, perplasjet e cingerrimat e pjatave dhe gotave. Shkurt i mungonte atmosfera...



Por te pakten koha u tregua bujare. Te pakten ate kohe qe qendrova ne kuzhine me shoqeroi dielli. Gjysma e te keqes apo jo....tani eshte bere prape per shi.
Ah sot me shoqeroi (perveç hanes15she qe shtroi tavolinen) edhe nje kantautor italian, Rino Gaetano.


  



Disa nga recetat qe do te doja te shenoja jane:

nje tip krypaneci ose pispiliti me jeshilliqe dhe djathe deleje

Perberesit per nje tepsi te vogel si ne foto:

200 gr miell misri
25 gr miell gruri
250 gr spinaq
100 gr lepjete
1 qepe e njome
koper e fresket
majdanoz i fresket
1 veze
200 ml qumesht
150 gr djathe deleje (Feta greke)
kripe
piper
vaj ulliri
gjysem luge e vogel pluhur pjekes

Pergatitja:

shpelajme dhe grijme imet spinaqin, lepjeten dhe qepen e njome. I hedhim pak kripe dhe i shtypim me duar.
Ne nje tjeter tas rrahim vezen me qumeshtin dhe rreth 6-7 luge vaj ulliri. I shtojme djathin e shkermoqur, piperin, miellin e misrit, pluhurin pjekes dhe miell gruri.
I shtojme gjithashtu edhe jeshilliqet e shtypura dhe e perziejme masen mire e mire.
Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe e sperkatim bollshem me miell misri.
Hedhim masen ne tepsi dhe e njomim me pak uje te vaket dhe vaj ulliri.
E pjekim ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. 180°C per afro 1 ore ose derisa siperfaqja te marre nje ngjyre te arte.
E servirim te ngrohte me djathe deleje ose gjize dhije.




Mish qingji ne salce vere

Perberesit:

1kg mish qingji i njome
vaj ulliri 
1 dege selino
1 dege rozmarine
1 gjethe dafine
1 tufez sherebele
1 tufez majdanoz
1 tufez hudher gjarpri
leng perimesh
gjysem gote vere Chianti
kripe 
piper

Pergatitja:
ne nje tepsi te ceket shtrojme degen e selinos dhe erezat e fresketa te grira imet. Mbi to vendosim copat e mishit. I sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe i pjekim ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. 200°C per afro 10 minuta. 
Pas 10 minutash, i shtojme 2 gota leng perimesh dhe e gatuajme ne furre per 20 minuta te tjera. 
Pas kesaj kohe i heqim copat e mishit dhe i vendosim ne nje tave balte, te cilen e mbajme ne vend te ngrohte (ne furren e fikur psh.) te mbuluar me leter alumini.
Mbetjet e tepsise, erezat dhe degen e selinos, i vendosim ne nje tenxhere. I shtojme veren dhe i ziejme derisa lengu te trashet pak. 
Me pas e filtrojme dhe ia hedhim copave te mishit.
E servirim me qepujka ne uthull balsamike dhe patate gratin.





Qepujka ne uthull balsamike

500 gr qepujka 
90 ml uthull balsamike e Modena-s
90 ml leng portokalli
kripe
piper
vaj ulliri extravergine
trumez
1 thelb hudher

Pergatitja:

pastrojme qepujkat dhe i skuqim ne vaj te nxehte per afro 9 minuta se bashku me hudhren, duke i kaverdisur here pas here.
I shtojme uthullen balsamike dhe lengun e portokallit dhe i gatuajme ne zjarr mesatar, derisa te zbuten dhe lengu te trashet si sherbet.





Patate gratin

Perberesit:
500 gr patate
300 ml qumesht
3 luge pana
1 thelb hudher
arre moskat
pak gjalp
kripe
piper
djathe parmigiano reggiano i grire
Pergatitja:
ndezim fillimisht furren ne temp. 150°C.
Qerojme hudhren. E hedhim ne nje tenxhere bashke me qumeshtin dhe panen dhe i leme ne zjarr te ulet derisa te arrijne temp. e vlimit.
Patatet i qerojme, i lajme dhe i thajme me leter kuzhine.
I presim ne feta te holla dhe i hedhim ne tenxheren ku kemi qumeshtin e vluar.
I shtojme kripe, piper dhe arre moskat dhe i gatuajme per 5 minuta. 
Lyejme me gjalp nje tave balte dhe me shume kujdes shtrojme patatet. I sperkatim me djathe parmigiano reggiano te grire dhe pak gjalp ne siperfaqe dhe i pjekim per afro 45 minuta derisa te marrin nje ngjyre te bukur ne siperfaqe.



Argjinare ne salce hollandeze

Perberesit: 

4 argjinare 
1 thelb hudher
2 fije majdanoz
leng limoni
disa kokrra piperi
kripe
vaj ulliri

Per salcen hollandeze:
2 te verdha vezesh
150 gr gjalp 
5 ml uthull vere te bardhe
25 ml vere e bardhe
35 ml uje i vaket
kripe
piper
leng limoni 

Pergatitja:
per salcen hollandeze fillimisht shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet.
Ne nje tenxhere hedhim veren e bardhe, uthullen e veres dhe ujin dhe i vlojme derisa te shterojne ne gjysmen e vellimit.
Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve ne nje tas te pershtatshem per t'u perdorur me pas ne banjomaria dhe i shtojme gradualisht dhe pa pushuar rrahjen lengun e perftuar me siper.
E vendosim tasin mbi nje tenxhere me uje dhe e veme mbi zjarr te ulet. E mbajme temperaturen e zjarrit gjithmone te ulet, ne menyre qe uji te mos arrije temp. e vlimit.
Duke rrahur masen ne banjomaria, i shtojme gjalpin e shkrire e tashme te vaket dhe e rrahim masen derisa te perftojme nje salce te ngjashme me majonezen.
Ne fund i shtojme piper te bardhe, kripe dhe leng limoni sipas deshires dhe e servirim me argjinaret.
Argjinaret pasi i qerojme dhe pastrojme, i ziejme bashke me pak majdanoz, leng limoni, piper dhe kripe. Ngrohim pak vaj ulliri dhe hudher te grire ne nje tigan dhe i skuqim per pak minuta argjinaret e zier. I servirim me salcen hollandeze.



Si embelsire kete viti zgjodha Eton Mess, qe eshte tejmase e thjeshte, e mire dhe pranverore. Praktikisht pergatitet per 5 minuta.
E vetmja gje e veçante eshte marinatura e luleshtrudheve ne leng shege, sipas recetes se Nigella Lawson.
Une e shoqerova me colomba te gatshme.


Eton Mess me leng shege

Perberesit:
500 gr luleshtrydhe 
2 luge te vogla sheqer
2 luge te vogla leng shege 
500 ml pana per embelsira
mafishe

Pergatitja:
presim ne copa te vogla luleshtrydhet. I shtojme sheqerin dhe lengun e sheges dhe i leme te marinohen.
Nderkohe rrahim panen dhe shkermoqim mafishet.
Hedhim ne çdo tas pak pana te rrahur, mafishet e shkermoqura dhe luleshtrydhet me lengun e tyre. 
E sherbejme menjehere.

Gezuar Pashken! 


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...