Shkruaj perberesin ...

Saturday, April 7, 2012

Vezet e Pashkes




Perberesit per 8 persona:

per pandispanjen:
6 veze
80 gr niseshte
80 gr miell 00
150 gr sheqer
arome vanilje
nje maje thike pluhur pjekes

per mbushjen:
500 ml pana e fresket
500 ml qumesht i fresket
150 gr sheqer
5 te verdha vezesh
30 gr xhelatine per embelsira
30 ml liker
arome vanilje

per zbukurimin:
250 gr çokollate e zeze
pana e rrahur me sheqer
gliko vishnjesh ne alkool


Gjithashtu nevojiten 2 forma gjysme-veze me kapacitet gjysem kg secila.

Pergatitja:
fillimisht pergatisim pandispanjen.
Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve, te cilat i kemi nxjerre nga frigoriferi te pakten 4 ore me pare,  me 150 sheqer, derisa sheqeri te shkrihet, pra per rreth 20 minuta.
Veç rrahim te bardhat derisa te transformohen ne shkume.
Bashkojme te bardhat me te verdhat e vezeve dhe i perziejme me delikatese me nje luge druri, duke bere levizje rrethore nga poshte-lart.
Sitim miellin me niseshtene dhe ia hedhim pak e nga pak mases me veze bashke me pluhurin pjekes.
Ne fund e aromatizojme me vanilje.
Marrim tepsine katrore te furres (ate qe eshte e holle dhe e madhe), sepse pandispanja duhet te dale e holle dhe e lyejme me gjalp dhe miell. Shtrojme ne tepsi masen e pandispanjes dhe e pjekim ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. 180°C per afro 30 minuta.
Pasi pandispanja eshte ftohur, eliminojme koren dhe e presim si ne foto. E ruajme menjane.




Shkrijme ne banjomaria 125 gr çokollate te zeze me 50 ml pana te fresket.
E heqim nga zjarri dhe e perziejme me luge druri per ta bere me kremoze.
Pjesen e mbetur te pandispanjes e lyejme me liker e çokollate dhe e rrotullojme rreth vete me kujdes.
E mbeshtjellim rolene e pandispanjes me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per afro 15 minuta.

Veshim me qese kuzhine nje forme gjysme-veze.
Shtrojme ne gjysme-vezen pandispanjen qe hoqen menjane ne fillim dhe e njomim me liker te holluar me uje.
Pasi kane kaluar 15 minuta nxjerrim nga frigoriferi rolene e pandispanjes dhe e presim ne feta.
Shtrojme fetat ne pjesen bosh te gjysme-vezes, duke i ngjeshur me njera-tjetren ne menyre qe kremi te mos kulloje.

Me pas pergatisim kremin. Zbusim ne uje te ftohte xhelatinen per afro 10 minuta.
Vlojme qumeshtin me vaniljen.
Ne nje tas rrahim 5 te verdha vezesh me 150 gr sheqer derisa sheqeri te shkrihet.
Heqim qumeshtin nga zjarri dhe prej tij eliminojme shkopin e vaniljes.
Hedhim qumeshtin ne masen me te verdhat e vezeve dhe i perziejme panderprerje.
E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet per afro 10 minuta, duke e rrahur papushim dhe pa e çuar kremin ne temp. e vlimit.
E shtrydhim xhelatinen dhe ia shtojme kremit. E perziejme derisa te shperbehet dhe me pas e heqim tenxheren nga zjarri dhe e leme menjane te ftohet.
Rrahim me tel kuzhine panen e ftohte derisa te behet shkume.
Kremit me veze i shtojme likerin dhe panen e rrahur, pak e nga pak dhe duke e perzier me delikatese nga poshte-lart.
Hedhim kremin ne formen e gjysme-vezes. E nivelojme me nje shpatull kuzhine te lagur ne uje. E mbyllim formen me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 3 ore (sugjeroj me mire ta lini gjithe naten).





Per zbukurimin e gjysme-vezes shkrijme ne banjomaria çokollaten e zeze te mbetur.
I shtojme nje luge pana dhe e perziejme derisa te fitoje kremozitet.
E nxjerrim gjysme-vezen nga frigoriferi. 
I heqim qesen me te cilen e kemi mbuluar dhe e permbysim ne planin e derrases apo ne ndonje pjatance.
Lyejme embelsiren me çokollaten e shkrire dhe e zbukurojme me pana te rrahur me sheqer, çokollate te grire, vishnje dhe shurup vishnjesh me alkol.
E vendosim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.
Gezuar Pashket!

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...